Përfaqësuesja e BB: Efekti i tërmetit, 7.5% e PBB! Ulet parashikimi për rritjen ekonomike

  • 4 years ago
Drejtoresha e Komanduar e Bankës Botërore në Shqipëri Evis Sulko u shpreh se efekti i tërmetit është sa 7.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.  "Efekt i tërmetit të 26 nëntorit 7.5% të PBB. Ritmi i rritjes ekonomike në fund të vitit të kaluar është ulur, kjo trajektore është parashikuar edhe për këtë vit, rritja 3.2% nga 3.5% që ishte parashikimi. Pasuritë e paluajtshme dhe turizmi janë goditur më shumë. Procesi i rindërtimit pritet të sjellë rritje më të shpejtë të sektorit të ndërtimit" tha ajo.