“Programi 200”, debati mbi qeverinë e re në Kosovë

  • 4 years ago
Formimi i qeverisë në Kosovë është ndjekur me vëmendje edhe nga skena politike  në vendin tonë. Gazetari Arben Ratkoceri thotë se pritja me entuziazëm i emërimit të qeverisë në kosovë vjen nga dëshira për ndryshim edhe në vendin tonë, mirëpo shton se në Maqedoni nuk ka Albin Kurt. Aktivisti Arjanit Xhaferri, vlerëson se qytetarët në Maqedoni e kanë dëshmuar që në zgjedhjet e fundit parlamentare se duan ndryshim. Sipas opinionistit Gazmend Ajdini, partitë politike në Maqedoni nuk dalin me premtime konkrete por përdorin diskurs kriticizmi. Të ftuarit në emisionin ?200? e vlerësojnë si lëvizje të zgjuar  vendimin e Kurtit që ministër të Integrimeve Evropiane të angazhojë profesorin Blerim Reka. Sipas tyre, në Maqedoni , partitë politike duhet të promovojnë figura të reja, përndryshe do të dështojnë.

Recommended