Forca e Ligjit nis me “Hajrët” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ashtu siç u raportuar edhe më herët njesia sepciale e Operacionit Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në terren per të goditur grupet kriminale që janë hetuar dhe dënuar më parë, por pasuria e tyre nuk është verifikuar per te pare ligjshmerine e burimeve.12 drejtoritë vendore të policisë, kanë dërguar pranë skuadrës anti-KÇK emrat e individëve te perfshire ne veprimtario kriminale, te cioleve do të hetohet e gjithë pasuria e tyre,.I pari që ka rënë në rrjetën e Forces se ligjit, është i shpalluri në kërkim Altin Hajri, i cili dyshohet se është koka e rrëmbimit dhe vrasjes së Jani Prengës.Rezulton se Hajri zotëron një pasuri me vlere më shumë se 10 milionë euro, te cilen dyshohet se e ka arritur përmës trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt vendeve te Evropës.Pasuria e Hajrit, ishte vënë në lupë nga ana e policisë edhe gjatë vitit 2015, por me pushimin e hetimeve për drogë nga autoritetet italiane në atë kohë, edhe agjensite shqiptare ligjzbatuese në Shqipëri u dorëzuan duke i zhbllokuar pasurinë dhe duke mos ushtruar më asnjë kontroll ndaj tij dhe super komleksit luksoz pranë Xhafzotajt në Shijak ?Golden?.Pikërisht pranë këtij kompleksi u vra edhe 49-vjeçari Jani Prenga që u rrëmbye në Kamëz për shkak të pazareve të drogës. Ende deri tani nuk është gjetur trupi i Prengës, ndërkohë Altin Hajri është në kërkim nga policia.Një ditë më pare kryeministri Rama deklaroi se forc a eligjit do të skanojë pasurinë e të gjithë personave që janë të lidhur me krimin.