Pas kartolinës, përplasjet mes Bazajt dhe Ibrahimit shkojnë tek nafta: Pse anulohet tenderi

  • 4 years ago
Kur ka kaluar një vit nga krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka nisur dhe përplasjet e para mes anëtarëve dhe kreut të KLP, z.Genti Ibrahimi. Në media u publikua shkresa zyrtare ku anëtari i KLP-s Tartar Bazaj kërkonte llogari Ibrahimit se ku ndodheshin kartolinat që i ishin dërguar atij për festat e fundvitit.

Por me sa duket ajo shkresë nuk është e vetme!Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv rezulton se Bazaj ka përpiluar një tjetër ankesë ndaj Ibrahimit duke e paralajmëruar edhe se do ti drejtohet gjykatës dhe ndërkombëtarëve. Sipas kreut të komisionit të mbrojtjes së prokurorëve një ndër shqetësimet e tij është edhe mos plotësimi i këtij komisioni me staf.

Ndër të tjerat Baze pyet edhe përse anulohet për më shumë se një viti tenderi për pajisjen me automjete të anëtarëve të KLP-s si dhe përse atij tollonat e karburantit i jepen pjesë pjesë nga 10 litra dhe jo 150 litra siç është vendosur.

KLP është institucioni nga i cili u përzgjodhën një sërë drejtuesish të lartë si kreu i prokurorisë së përgjithshme, kreu i SPAK si dhe kontrollon emëron dhe penalizon prokurorë, por kjo përplasje ka nxjerrë në pah një anë tjetër të KLP-s e cila është padukshme por tregues i seriozitetit të një intstitucioni publik.