Qytetarja: Mos e krahasoni Shqipërinë me një vend të pazhvilluar si Italia...ja si i përgjigjet Rama

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama, në përfundim të punimeve në një pallat në Durrës, është pritur nga dhjetëra qytetarë, të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre. Një zonjë para kreut të qeverisë denoncoi se i janë vjedhur banesat e ndërsa tha se është e shqetësuar për faktin që nuk kanë nisur punimet në pallatin e saj. Në fund të bisedës ka pasur edhe një batutë nga ana e Ramës, për shkak të përgjigjes së qytetares e cila i kërkoi kryeministrit që të mos e krahasonte Shqipërinë me një vend të pazhvilluar si Italia.

Qytetarja: Zoti kryeministër banoj në pallatin prapa që është në gjendje katastrofë. Deri më tani nuk ka filluar asgjë. Në pallatin tonë janë futur edhe koshat e rrugëve brenda. Po na vidhen apartamentet, janë vjedhur të gjitha instalimet, nuk kemi askënd që ruan objektin.
Rama: E para mos fol pa lidhje...
Qytetarja: Unë flas pa lidhje...?! Me fakte konkrete
Rama: Kur thua nuk ka filluar asgjë kur këtu përballë që po mbaron, si këtu kanë filluar në shumë vende të tjera.

Recommended