Parandalimi i koronavirusit, pikat kufitare në juglindje me ekip mjekësor përgjatë 24 orëve

  • 4 years ago
Në të gjithë pikat kufitare të Juglindjes por jo vetëm, janë marrë masa të shtuara për sa i përket parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se grupet e mjekëve do të jenë në gatishmëri përgjatë 24 orëve dhe do të alternohen me turne. Përveç grupit të mjekëve dhe policëve të trajnuar së fundmi pikave doganore u është shtuar edhe një ambient që do të ekzaminohen rastet e dyshuara. Gjatë këtyre ditëve nga kapshtica ka kaluar vetëm një shtetase japoneze e cila pas verifikimeve nuk ka rezultuar e prekur me koronavirus.

Drejtoritë e Shëndetiti Publik prej ditës së djeshme kanë vendosur në teren grupe mjekësh e specialistë të cilët do të verifikojnë çdo person që vjen nga vendet aziatike, sidomos atyre të zonave të prekura nga koronavirusi që hyjnë në territorin shqiptar.