Mbi 1 mije te infektuar ne Shqiperi

  • 4 years ago
Gjashtë raste të reja pozitive i janë shtuar listës së të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të hënë se katër prej këtyre rasteve janë në Tiranë dhe dy në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1004. Edhe të shëruar këto 24 orë kanë qenë gjashtë persona, duke e çuar numrin e tyre në 795.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po trajtohen 16 pacientë, 4 prej të cilëve në terapi intensive. Fatkeqësisht 32 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë thotë se situata vijon të jetë e qëndrueshme, por i bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën vetjake./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended