Triumfon në konkursin “Vasco Abadjiev” në Bullgari, violinistja Krenare që përfaqësova Shqipërinë

  • 4 years ago
Ajo e konsideron veten qytetare të botës, ndonëse është vetëm në të 20-tat, por për të nuk ka asnjë vend të caktuar të cilin do ta zgjidhte të kalonte jetën, sepse së bashku me violinën e saj, Laura Llozi, e shikon veten kudo. E frymëzuar nga muzika e periudhës romantike, Laura, e cila prej dy vitesh studion në konservatorin e Vjenës për violinë, rikthehet në Shqipëri me një trofe, si fituese e çmimit të parë ndërkombëtar në garën për violinë nw konkursin ?Vasco Abadjiev?në Sofja të Bullgarisë. Për ?ReporTV? violinistja e rritur në një familje artistësh, ku e ëma Eva Golemi është soprano edhe i ati Arben Llozi instrumentist, rrëfen emocionet e këtij çmimi, ku doli e para mes 15 artistëve të rinj nga vende të ndryshme të botës.

Recommended