Rivlerësimi shtyhet në 1 shkurt - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Të gjithë ata qytetarë që kanë interes për të rivlerësuar pasurinë, procesi do të nisë zyrtarisht në datën 1 shkurt. Ndonëse ligji i miratuar në parlament hyri në fuqi në datën 13 janar, zbatimi i tij në praktikë ka mbetur peng i udhëzimit që ende nuk ka dalë. Burime nga Ministria e Financave thonë se janë në fazën e fundit të hartimit për ta bërë procesin efektiv.Sipas burimeve nga Agjencia e Shtetërore e Kadastrës e Ministria e Financave, aktualisht janë duke u bërë detajimet lidhur me procedurat e rivlerësimit që do të ndiqen. Konkretisht po specifikohet vlera e pronës që do te merret për referencë, koha kur ajo është regjistruar në hipoteke, koha kur është kryer kontrata e shitblerjes apo çdo pikëpyetje tjetër. Në përfundimin e tij drafti do të miratohet nga ministri i financave, duke bërë që në datën 1 shkurt në çdo agjenci kadastre të 12 qarqeve të ketë një sportel të posaçëm ku do të kryhen procedurat.Sipas ligjit rivlerësimi do të kryhet me një tatim 3 %, çka parashikon diferencën mes çmimit fillestar të pronës dhe atij aktual të referencave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.Pritshmëritë e qeverisë janë që kjo procedurë të kryhet për rreth 50-60 mijë pasuri në të gjithë vendin. Aplikimet do të jenë të vlefshme deri në fund të muajit shtator.