Report TV - Vdekja e pengut Jan Prenga, gazetari Qyno: Përgjegjësit rrezikojnë burgim të përjetshëm

  • 4 years ago
TIRANE- Jan Prenga, 49-vjeçari i rrëmbyer 10 ditë më parë në Kamzë   sipas policise ka humbur jetën si pasojë e humbjes së gjakut e goditjeve që ka marrë në momentin e rrëmbimit  dhe gjatë rrugës kur po dërgohej në komplesk Golden, nje strukturë super luksoze në autostradën Tirane-Durrës në afërsi të Shijakut. Lidhur me këtë policia ka informuar mbi arrestimin e katër personave: Leonard Hajri 35 vjeç, Olsi Turja, 36 vjeç, Elton Hajri 32 vjeç dhe Bajram Hajri, 64 vjeç, te gjitha banues në Shijak, ndërsa trupi i viktimës ende nuk është gjetur. Në kërkim në lidhje me këtë ngjarje vijon të jetë Altin Hajri pronari i resortit ku do të mbahej peng Jan Prenga dhe katër persona të tjerë të cilët dyshohen se bashkëpunëtorë në pengmarrjen e tij.

Sipas policisë Jan Prenga u rrëmbyer pas konflikteve të drogës të vëllait të tij me vëllezërit Hajri në Angli. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se dyshimet janë se vëllai i Jan Prengës nuk ka dorëzuar një sasi droge prej rreth 60 kg kokainë  çka mund të jetë bërë shkak për marrjen peng në formë kërcënimi për dorëzimin e mallit. 

Si ka raportuar dje gazetari i Report Tv, Elton Qyno, policia ka sekuestruar kamerat e sigiurise te kompleksit Golden qe kane fiksuar momentin kur Jan Prenga transferohet nga rrembyesit brenda Golden. Nese vertetohet qe djali ka vdekur, kufoma mund te jete groposur ne oborrin e ambjentit luksoz, mes pishinave dhe palmave qe normalisht perdoren per ceremoni dasmash.  Gjatë kontrolleve të ushtruara një ditë më parë nga forcat RENEA  janë gjetur dhe sekuestruar 3 armë zjarri pistoleta,  një sasi municioni, 4 automjete dhe një shumë eurosh.

Recommended