Wake Up/ Biologia shqiptare zbulon në Arkansas kërpudhën vrasëse të drithërave

  • 4 years ago
Rinalda Proko është një nga 4 studentët shqiptarë në Arkansas, e cila ia ka dalë të vijojë shtudimet dhe të ndërtojë karrierën e saj. Kohët e fundit ajo ka fituar vendin e dytë në konkursin kombëtar të Shoqatës Amerikane të Biologjisë Qelizore "Elevator Pitch" me kërkimin e saj i cili fokusohet në problemin e sigurisë ushqimore, më saktësisht tek orizi si produkt. Ajo ka zbuluar një një kërpudhë e cila prek orizin por dhetë gjitha drithërat në përgjithësi. Kjo kërpudhë njihet si "Global Cereal Killer" pasi cilësohet ndryshe si vrasësja e drithërave dhe emri i saj në latinisht është "Magnoporthe Oryzae". Dëmi që ajo shkakton botërisht është i krahasueshëm me ushqyerjen e 60 milion personave. Rinalda siç na tregoi në një lidhje skype nga Amerika ka implemtuar një nga teknikat më inovative për identifikimin e proteinave që bashkëpunojnë me këtë kërpudhë. Rinalda është studente e doktoraturës e vitit të dytë. Kujtojmë se në këtë universitet kanë dhënë mësim Bill dhe Hillary Clinton.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended