Ora News - Balliu: Rama mbron kryebashkiakët e lidhur me krimin

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Partia Demokratike akuzon kryeministri Edi Rama se mbron kryebashkiakët, që sipas saj janë ilegjitimë dhe me të kaluar kriminale apo në lidhje me krimin.

Në një dalje për mediat nga selia e PD, ish-deputeti Klevis Balliu tha se asnjë prej këtyre kryebashkiakëve nuk është shkarkuar deri më sot nga Edi Rama, duke ndarë me ta moralin e trafikantit, vrasësit, hajdutit dhe narkomanit.

Klevis Balliu: Edi Rama nuk mbajti asnjë përgjegjësi politike për Valdrin Pjetrin e Shkodrës apo Agim Kajmakun e Vorës, ndërkohë që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës hajdutë si Mark Babani i Vaut të Dejës, i dënuari në Greqi Qerim Ismailaj. Pengje të krimit dhe korrupsionit, si Fatos Tushe i Lushnjës apo narkomanë si Lefter Alla i Bulqizës.

Të gjithë këta duhet të jenë para drejtësisë, por janë akoma në zyrat e shtetit me vullnetin ë Edi Ramës, sepse Edi Rama ka zgjedhur t?i mbrojë dhe jo t?i shkarkojë.

Arsyeja është e qartë për të gjithë.

Edi Rama ka zgjedhur t?i mbrojë këta banditë, kriminelë të emëruar në bashkitë e vendit, pasi vetëm me këta mund të qeverisë në Parlament dhe në bashki.

Në këtë Vendim strategjik për të bashkëqeverisur me krimin, Edi Rama ndihmohet nga drejtësia e kapur nga vëllezërit, motrat, kunetërit e ministrave dhe deputetëve të pushtetit të inkriminuar dhe korruptuar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/balliu-rama-mbron-kryebashkiaket-e-lidhur-me-krimin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp