Edison Myrteza flet nga Kina për Report Tv: Dy shqiptarë janë izoluar në provincën ku u shfaq virusi

  • 4 years ago
Virusi ka vendosur në alarm dhe karantinë një pjesë të madhe të Kinës, ndërsa deri tani ka shkaktuar 41 viktima dhe mbi një mijë të infektuar. E ndërsa ambasadori shqiptar, Selim Belortaja kërkoi që qytetarët të shtyjnë fluturimet e planifikuara drejt Kinës, gazetari Edison Myrteza në një lidhje telefonike nga Pekini për Report Tv rrëfen atë që po ndodh atje. Provinca ku u shfaq virusi është Wuhan-i. Gazetari Edison Myrteza thotë se në dijeninë e tij në këtë provincë janë edhe dy shqiptarë me të cilët ka kontaktuar dhe se gjendja e tyre është e mirë, ndërsa janë mbyllur në shtëpi. Ndërkohë që në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë njoftoi dje marrjen e masave paraprake duke vendosur në zbatim planet e emergjencës dhe kontrollin e kinezëve që vijnë në vendin tonë, por theksoi se nuk ka rrezik.

Recommended