Proteste per rrugen e amortizuar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Banorë të Rrashbullit, Xhafzotaj dhe Shijakut kanë protestuar paraditen e kësaj të shtune për rrugën e amortizuar. Ata kanë bllokuar rrugën Durrës-Shijak dhe nuk kanë lejuar qarkullimin e mjeteve duke vendosur kazanët në rrugë.Në protestë kanë marrë pjesë edhe perfaqesues të bizneseve të shumta që gjenden përgjatë rrugës nga Kodra e Rrashbullit deri në hyrje të Shijakut. Ata paralajmerojnë se nuk do të paguajnë taksa në kushtet kur gjendja e kësja rruge i ka demtuar së tepërmi. Nuk është hera e parë që banorët e kësaj zone protestojnë për rrugën që lidh Shijakun me qytetin e Durresit.