Ora e apokalipsit/ Shkencëtarët: Tani jemi më afër

  • 4 years ago
Bota nuk ka qenë kurrë më pranë apokalipsit se tani. Mes një lufte të mundshme bërthamore, ndryshimeve të klimës dhe dezinformacionet kibernetike, shkencëtarët bërthamorë që mirëmbajnë Orën e Apokalipsit, kanë spostuar akrepat e orës metaforike, që mat rrezikun e një fundi hipotetik të botës, me 20 sekonda përpara, në vetëm 100 sekonda nga mesnata.


Ai që ka lëshuar alarmin është buletini i shkencëtarëve bërthamor, një grup ekspertësh themeluar në 1945 që merr në konsideratë një tërësi kërcënimesh që nga mundësia e një lufte bërthamore e deri avancimi i bioteknologjive dhe inteligjencës artificiale.

Spostimi përpara, shpjegojnë ekspertët, nxjerr në pah nevojën e një aksioni sepse tashmë ora e apokalipsit flet me sekonda, dhe jo më me minuta.

?Jemi përballë një emergjence të vërtetë, është një gjendje e papranueshme që eliminon çdo marzhin gabimi dhe çdo vonesë?, thotë Rachel Bronson, që kryeson buletinin e shkencëtarëve bërthamorë.

Rivaliteti dhe armiqësitë mes superfuqive, rrit mundësinë e një gabimi bërthamor. Ndryshimi i klimës përkeqëson krizën. Është momenti të përveshim mëngët ? thonë shkencëtarët duke ftuar që të reagohet menjëherë sepse në dispozicion tashmë janë vetëm 100 sekonda.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RachelBronson#Apocalypse#TopChannel