Wake Up/ Mos përdorni filtra në Instagram sepse merrni më pak like

  • 4 years ago
Përdorimi i filtrave në selfie-t tuaj nuk do të rrisë aspak numrin e pëlqimeve që merrni në Instagram, por shfaqja e punës ose hobit (pasionet) tuaj në imazhet që publikoni, sigurisht do t?ju ndihmojë. Studiuesit nga Universiteti Rowan në Neë Jersey ekzaminuan një sërë selfie të postuara publikisht në Facebook. Ata zbuluan se përdorimi i filtrave të fotografive selfie çoi në më pak pëlqime nga përdoruesit e tjerë në krahasim me pamjet e pafiltruara. Për të pasur më shumë shanse për të marrë pëlqime në një foto, ata sugjerojnë ta bëni foton ?personale? duke zbuluar punën tuaj, hobin ose statusin ekonomik. Autori i studimit të publikuar së fundmi, Dr Seoyeon Hong. Ky është studimi i parë që shqyrton numrin e pëlqimeve në një selfie të caktuar për të vlerësuar se si përdoruesit e tjerë perceptojnë llojin e figurës dhe përmbajtjen e tij. Studiuesit morën në analizë 1.873 selfie si pjesë të hulumtimit dhe analizuan se cilat prej tyre morën reagimin më të madh dhe nëse kishte ndonjë model në fotot e suksesshme. "Duke hetuar se çfarë ndikon në vlerësimin e një fotoje selfie, ky studim lehtëson pa dyshim të kuptuarit e sjelljes së atyre që postojnë në mediat sociale", tha Dr.Hong. Dhe për të promovuar postimin e fotografive pa filtra në instagram një grup vajzash në Tiranë nisën një challenge me hashtag-un #bloomfect, që kishte për qëllim postimin e një fotoje në Instagram pa makeup ose pa filtra, ose thjesht foto "jo gati", pa u përpjekur shumë për atë këndin apo dritën e duhur, duke e shoqëruar me hashtagun #bloomfect (pra jo Perfect por BLOOMfect) dhe duke vazhduar me disa fjalë të sinqerta në lidhje me foton. Qëllimi ishte të mund të promovonin imperfeksionin, sepse përsosmëria nuk ekziston dhe shumë vajza të reja e stresojnë veten duke u përpjekur t?u ngjajnë personazheve që shohin nëpër rrjete sociale që fshihen pas një makeup-i të rënduar, photoshopi apo rrobave luksoze dhe ndriçimit të mirë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended