Wake Up/ Shqipëria e para në rajon për studentët që arsimohen jashtë kufijve

  • 4 years ago
Shqipëria renditet e para në rajon për numër më të lartë të studentëve që zgjedhin për të studiuar jashtë, në raport me numrin e banorëve. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të UNESCO-s, në 2017 numri i studentëve që ndiqnin studimet jashtë vendit shkonte në 24.543 të rinj, ose 9 studentë për 1000 banorë preferojnë të ndjekin arsimin në universitetet jashtë vendit. Sipas të dhënave të UNESCO-s, Italia mbetet destinacioni më i preferuar, më pas renditet Greqia, por dy vitet e fundit të rinjtë kanë vendosur të ndjekin dhe institucionet e arsimit në vendet e Evropës Perëndimore, Mbretërinë e Bashkuar dhe në ShBA, ku kjo e fundit ju jep mundësi që të ndjekin edhe programe aftësuese për t'iu përshtatur tregut të punës pas mbarimit të studimeve. Megjithatë gjithmonë sistemi arsimor jashtë, nuk njihet mirë nga të rinjtë shqiptarë. Ndaj është e nevojshme, një test orientues profesional, apo edhe informacione paraprake për universitet ku duan të studiojnë. Tashmë është kthyer në traditë, që cdo vit Integral Programe Edukimi organizon eventin më të madh rreth arsimit. Prej 2012, në Tiranë organizohet Panairi ?World Education Fair?, duke u dhënë mundësinë që për dy ditë, nxënësit dhe prindërit e tyre të takojnë dhe bisedojnë me përfaqësues të disa prej universiteteve,kolegjeve, gjimnazeve dhe kampeve verore nga vende të ndryshme të botës. Panairi do të zhvillohet në në Tiranë, në datat 24 dhe 25 janar, në datën 26 janar në Shkodër dhe në datën 27 janar në Fier .

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended