Report TV -Speciale/ Blerta Zhegu: Rruga ime si soprano në skenat e Parisit

  • 4 years ago
Kritika franceze e ka quajtur një yll të ri të operës në ngjitje. Sopranoja shqiptare Blerta Zhegu, u largua 7 vjet më parë drejt Parisit, duke marrë me vete shijen e sukseseve të para në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Para se të largohej nga Shqipëria, sopranoja e re Zhegu i la kujtim publikut shqiptar rolin e Adinës në ?L?elisir d?amore?, një rol në ?Carmina Burana?, rol tjetër në ?Ëndrra e një nate vere?, që u pritën me entuziazëm nga publiku.