Presidentja e re greke/ “Gruaja” që shembi çdo barrierë

  • 4 years ago
Katerina Sakellaropolu, presidentja e re e Greqisë, ka lindur më 30 maj 1956. Ajo u votua nga parlamenti grek si presidentja e tetë e republikës së tretë helene dhe e 13 në total.

Ajo do të marrë postin më 13 mars dhe do të jetë e para grua që do ta mbajë këtë pozicion në Greqi. Sakellaropolu ka lindur në Selanik. Vajza e një gjykatësi të Gjykatës së Lartë, ajo ka studiuar drejtësi në universitetin e Athinës dhe ka kompletuar studimet pasuniversitare në ligj publik në Universitetin e Sorbonës, në Paris. Në mes të viteve 80 ajo u pranua në këshillin e shtetit dhe u promovua në këshilltare në vitin 2000.

Në tetor 2015 ajo u zgjodh zëvendëspresidente e këshillit të shtetit dhe në tetor 2018, në mënyrë unanime, u zgjodh presidente e këtij këshilli. Dhe kjo ishte një arritje e madhe pasi ajo u bë e para grua që merr kryesimin e gjykatës më të lartë të vendit, arritje kjo që do të lihej sërish prapa tani, me uljen e saj në karrigen e presidentit. Ajo do të zërë tani vendin e Prokopis Pavlopulos, mandati pesë vjeçar i të cilit përfundon në mars. Edhe pse presidenti është shefi i shtetit grek dhe komandant i forcave të armatosura, posti është kryesisht ceremonial. Presidentët grekë konfirmojnë qeveritë dhe ligjet dhe teknikisht kanë fuqinë të shpallin luftë, por vetëm në bashkëveprim me qeverinë.

E mbështetur nga majtistët e Syrizës dhe Partitë Socialiste, Sakellaropolu mundi të sigurojë një nga rezultatet më të mira të votimit në historinë e parlamentit grek. Ajo ka thyer kështu traditat jo vetëm sepse është femër, por edhe pse nuk është anëtare e asnjë partie politike.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greqi#TopChannel

Recommended