Prodhimi i sapunit tradicional/ Gratë e Vlorës që mbijetojnë duke e punuar

  • 4 years ago
Trevllazëri, një fshat rreth 17 km larg qytetit të Vlorës, prej vitesh është kthyer në fshatin e grave ?duararta? të prodhimeve bio të zonës.


Banorët e urtë e punëtorë të fshatit të famshëm për kultivimin e varietetit të veçantë të ullirit Kalinjot, prodhimeve bio të pastës së ullirit, sapunit apo kremrave natyralë janë të njohur për produkte të gjitha 100% natyrale pa asnjë kimikat, aromatizues apo ngjyrues.

Por, pavarësisht përkushtimit të grave për të zhvilluar ekonominë në këtë lokalitet pengesat janë të shumta. Ato ndihmojnë ekonomitë familjare duke prodhuar gjithçka nga duart e tyre.

?Nuk kërkojmë të vijnë të na punojmë vreshtat, por, duhet të ketë një bashkëpunim më të mirë me ne shteti, ne bëjmë mrekulli.?-thotë Gjinovefa Lazaj, prodhuese e sapunit bio, nga ulliri, livanda, aloe vera, rozmarina etj. Ajo na rrëfen si mund të prodhojmë pastën e ullirit.

Gjinovefa Lazaj, prodhuese e sapunit:

Ndërsa, Mjaftime Myrtaj, përzien përbërësit natyralë të prodhimit të sapunëve. Duarartat hedhin produktet në forma të ndryshme, ndërsa i prezantojnë kryesisht në panaire. Shitje ka pak.

Mjaftime Myrtaj, prodhuese e sapunit?

Për disa vite ato janë ndihmuar nga disa shoqata që mbështesin sipërmarrjet e grave. Produktet e tyre ambalazhohen dhe konservohen sipas normativave europiane.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vlora#Soap#TopChannel