Kërcënimet e Iranit, SHISH dhe Anti Terrori 'blindojnë' kufirin! U hiqet leja e qëndrimit dy irakian

  • 4 years ago
Kërcënimet e fundit të ardhura nga qeveria e Iranit në drejtim të Shqipërisë, kanë vënë në gatishmëri të plotë Shërbimet e Inteligjencës në vendin tonë. Oficerë të Shërbimit Informativ Shtetëror, por edhe strukturat e anti-terrorit pranë Policisë së Shtetit, prej ditëve të para të janarit 2020 janë vënë në gjendje alerti, me qëllim zbulimin dhe parandalimin e çdo rasti të mundshëm të veprimeve kriminale ndaj rendit dhe qytetarëve shqiptarë nga forca të jashtme, kryesisht nga element të ardhur nga lindja e mesme.