Vuitton prezanton diamantin e dytë më të madh në botë

  • 4 years ago
Me peshë 350 gramë dhe me përmasa sa një top tenisi, diamanti i dytë më i madh në botë, i paprerë, është prezantuar në Paris nga Louis Vuitton.

I famshëm në botë për çantat dhe veshjet e tij luksoze, Vuitton shpreson ta rendisë veten në botën elitë të argjendarive luksoze me këtë gur të jashtëzakonshëm, të zbuluar në Botswana dhe të pagëzuar Sewelo.

Siç raporton revista ?People?, diamanti 1758 karatësh, me përmasa sa një top tenisi, u zbulua në Botsvana dhe u ble nga Louis Vuitton. Pa zbuluar çmimin e saktë të gurit, drejtuesit e Louis Vuitton thanë për Nju Jork Times se bëhej fjalë për miliona. Ekspertët ndërkohë e kanë vlerësuar gurin në rreth 50 milionë dollarë. Kompania që zotëron Louis Vuitton, LVMH ka blerë së fundmi edhe kompaninë luksoze amerikane të bizhuterive, Tiffany&Co, për 16.2 miliardë dollarë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vuitton#Diamant#TopChannel