Greva në Paris/ Rritet me 40% numri i aksidenteve rrugore

  • 4 years ago
Greva kundër reformës së pensioneve në Francë ka bërë që të rritet me 40 përqind numri i aksidenteve rrugore në të cilat janë përfshirë persona që përdornin biçikleta apo motorë të vegjël.


Të hënën një vajzë 11-vjeçare u vra në lagjen e 16-të të Parisit, pasi u godit nga një automjet i rëndë teksa shkonte në shkollë me biçikletë. Që nga fillimi i grevës kundër reformës së pensioneve në muajin dhjetor, Parisi ka parë të rritet në mënyrë drastike numri i personave që marrin me qira biçikleta dhe skuterë për të lëvizur nëpër qytet. Kjo ka rritur veç të tjerash, edhe nevojën për riparime, sepse dëmtimet e këtyre mjeteve janë shtuar ndjeshëm.

?Përpara grevës, një biçikletë mund të përdorej maksimumi për 18 kilometra në ditë; sot bën tre herë më shumë. Kjo do të thotë se dhe nevoja për mirëmbajtje, është shumë më e madhe?, shprehet Jacques Greiveldinger.

Prefektura e Policisë së Parisit thotë se dëmtimet në rrugë janë rritur me 26 përqind që nga fillimi i grevës, dhe shtrimet ne spital, me 11 përqind. Ndonëse protestat kundër planit të qeverisë po bien në numër, ato po bëhen më radikale. Kështu, një restoranti të njohur iu vu flaka dhe Luvri u bllokua; të dy këto incidente ilustrojnë qartë një përkeqësim të mosmarrëveshjes mbi reformën e pensioneve, kundërshtarët e së cilës me sa duket janë të gatshëm të shkojnë më tej.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Paris#France#TopChannel

Recommended