64-vjecari: Kam dashur ti bashkoja te dy nenat dhe ti mbaja, por...

  • 4 years ago
Në programin ?Historia ime?, në Tv Klan ka qenë i ftuar një 64-vjeçar, i cili ka treguar historinë e vështirë të jetës së tij. Kur ishte fëmijë ai mëson se prindërit që e rritën nuk janë prindërit e tij biologjikë. I tronditur, kërkon të mësojë të vërtetën rreth nënës biologjike, por ata gjithmonë refuzonin të flisnin për këtë temë.

Në studio, Syrja tregon se prindërit e tij u larguan knga kjo jetë pa i treguar rrënjët e tij biologjike, pa i dhënë një informacion kush ishte dhe nga vinte. Gjithë këto vite e ka kërkuar nënën,por pa asnjë rezultat sepse edhe informacionet që ka gjetur nuk ka qenë të mjaftueshme. Edhe pse sot është 64 vjet, ai kërkon të gjejë nënën e tij dhe përmes saj familjen e tij biologjike.

Recommended