Arsimi në Kosovë, në krizë prej dy vitesh

  • 4 years ago
Arsimi në Kosovë është në krizë dhe fajtor për këtë është organizimi nga ana e ministrisë së arsimit, shkencës dhe teknologjisë.


Në një konferencë të titulluar, Rrjeti i Kosovës për punësim dhe arsim, organizuar nga zyra e BE dhe qendra për arsimin në Kosovë, u prezantua raporti i monitorimit për zbatimin e planit strategjik të arsimit në Kosovë. Shefi i zyrës për bashkëpunim në zyrën e BE në Kosovë, Luigi Brusa, tha se fusha e arsimit në Kosovë ka shënuar ngecje, veçanërisht këto dy vitet e fundit.

?Arsimi mbetet një pikë kritike ku institucionet e Kosovës nuk kanë performuar siç duhet. Ka një lloj ngecjeje në arsim, jo vetëm për shkak të kufizimeve buxhetore por edhe për shkak të atyre organizative?.

Ai këshilloi ministrinë e arsimit që të fokusohet tek vlerësimi i mësimdhënësve, zhvillimi profesional i tyre, zhvillimin e legjislacionit në fushën e arsimit dhe nivelin e koordinimit mes nivelit qendror dhe atij lokal.

Për drejtorin e qendrës për arsim në Kosovë, Dukagjin Pupovci, problem madhor në Kosovë është mungesa e implementimit të politikave.

?Problemi madhor i politik bërjes në Kosovë është implementimi, pra duhet pranuar se sikurse edhe shumë vende të tjera në tranzicion Kosova ka elemente të një anarkie të organizuar e cila faktikisht nuk bënë të mundur që ato gjëra që janë planifikuar edhe të zbatohen ashtu si duhet?.

Sipas tij, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, numri i nxënësve është zvogëluar për 20 përqind, kurse ai i mësimdhënësve është rritur për 3 përqind. Sidoqoftë, raporti nënvizon se pjesëmarrja e nxënësve në arsimin e detyrueshëm, të mesëm dhe të ulët është në nivel të kënaqshëm ndërsa mbetet sfidë pjesëmarrja e ulët e nxënësve në niveli parashkollor.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arsimi#Kosovë #TopChannel

Recommended