Thaçi mandaton Albin Kurtin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tre muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, tashmë albin kurti është zyrtarisht kandidati për kryemintrin e ardhshëm të kosovës. Pa humbur kohë, presidenti hashim thaci, pasi ka marrë propozimin e lëvizjes vetëvendosje me emrin e kreut të saj albin kurti, ka firmosur dekretin dhe më pas ia ka përcjellë kuvendit. HASHIM THAÇIPRESIDENT I KOSOVËS?Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës?.Ndonëse kreu I shtetit e ftoi në zyrën e tij albin kurtin në mesditë, ky I fundit nuk u paraqit, por u mjaftua vetëm me procedure shkresore.Ky nominim vjen ne kohwn kur ende mungon marrveshja mes Vetevendosjes dhe LDK-së për koalicionin. Albin Kurti ka bere te ditur se do te vazhdoje negociatat me Isa Mustafen.ALBIN KURTIKRYETAR, LEVIZJA VETEVENDOSJE Ne nuk e kemi pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së, por jemi treguar shumë të gatshëm për takime të mëtejshme me synim gjetjen e alternativave të tjera që do të ishin të pranueshme për të dyja palët.Kreu i vetevendosjes eshte treguar i prere se nuk do te pranohet oferta e fundit e lidhjes demokratike te Kosoves. ALBIN KURTIKRYETAR, LEVIZJA VETEVENDOSJEE theksoj përsëri: nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019. Ata se kanë pranuar propozimin tonë të fundit, ndonëse ndryshe nga dakordimi, nuk e trajtuan fare në këshillin e tyre të përgjithshem. Qëndrimi se takohemi vetem në ceremoninë e nëshkrimit të marrëveshjes, pra qasja merre ose lëre, do të thotë lëre. Për të marrë detyrën kandidati për kryeministër duhet të sigurojë votat e 61 deputetëve dhe brenda 15 ditëve duhet të formojë qeverinë e re, në të kundërt presidenti cakton një kandidat tjetër.
Recommended