Basha zbulon kush lehtësoi negociatat mazhorancë-opozitë: Hapi i parë drejt zgjedhjeve të lira

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Pas rreth një viti nga djegia e mandateve, politika gjeti dje dakordësinë për reformën zgjedhore, tashmë edhe me veton e Partisë Demokratike.

Një ditë pas këtij zhvillimi, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat tha se ky është hapi i parë drejt mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Lulzim Basha: Dita e djeshme shënon hapin e parë për përfundimin me sukses të procesit të diktuar nga Bundestagu që do ta çojë Shqipërinë drejt zgjedhjeve parlamentare të lira dhe të ndershme. Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e dalë me votat e blera dhe pseudopozita e blerë me paratë e krimit dhe oligarkisë. Vendimet e reformës zgjedhore do të merren me konsensus mes dy palëve, opozitës së bashkuar dhe parlamentit monist plus patericat e veta. Parlamenti vetëm do të noterizojë formalisht marrëveshjet e tryezës politike nga e cila vendimet do të dalin me konsensus.

Basha u kujdes të sqaronte se ulja e palëve në tryezë nuk erdhi nga vullneti i mirë i mazhorancës, por për shkak të presionit ndërkombëtar.

Dhe këtu ai një falenderim të veçantë pati për Bundestagun gjerman, partitë simotra gjermane. Basha falenderoi posaçërisht edhe ambasadorin britanik në Tiranë për rolin kyç të tij.

Shefi i opozitës la të kuptohej se falë tij mazhoranca pranoi tre kërkesat e opozitës për reformën zgjedhore.

Për ata që e kritikojnë opozitën për këtë hap, Basha tha se kjo nuk bëhet për karriget e tyre pasi ata i dogjën mandatet por vetëm për rikthimin e votës së lirë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/basha-zbulon-kush-lehtesoi-negociatat-mazhorance-opozite-hapi-i-pare-drejt-zgjedhjeve-te-lira

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended