Ora News - Arrestohet në Tiranë 'Escobari i Evropës', i dënuar me 30 vjet burg për trafik heroine

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Gjykata e Tiranës ka nisur procedurat e ekstradimit për një shtetas turk, të dënuar me 30 vite burg nga drejtësia franceze.

Faruk Baybesin i konsideruar si një nga ?Eskobarët e Evropës", i cili është dënuar në mungesë nga gjykata franceze e Loire Atlantique për trafik të heroinës në Evropë është kapur në 24 dhjetor në Rinas.

Policia e ka vënë në pranga të kërkuarin gjatë tentativës për të hyrë në vendin tonë, duke ia përcjellë më pas dosjen prokurorisë.

Organi i akuzës pasi ka shqyrtuar rastin ka kërkuar nga gjykata mbajtjen në qeli të Baybesin, me qëllim ekstradimin e tij në vendin ku është dënuar.

Bazuar në këtë kërkesë togat e zeza vendosën mbajtjen në burg për 40 ditë, me qëllim ekstradimin e të kërkuarit.

Pas mbërritjes së letërporsive nga Franca, tashmë është hapur rruga për dërgimin e tij për të shlyer dënimin prej 30 vitesh burg.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/arrestohet-ne-tirane-escobari-turk-akuzohet-trafikimin-e-14-miliarde-euro-droge

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended