“Tragjedi kanadeze”/ Kryeministri kanadez fajëson Iranin: Të kompensojë familjarët e viktimave

  • 4 years ago
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau deklaroi se qeveria e tij do të ndajë fonde për familjarët e 57 shtetasve kanadezë dhe 29 banorëve me qëndrim të përhershëm në vendin e tij, që humbën jetën në avionin e rrëzuar në Iran.


Trudeau sqaroi se Kanada do të ofrojë 19,122 dollarë për familjarët e viktimave, por sipas tij, kompensimi më i madh duhet të vijë nga Irani. Këto mjetet financiare duhet t`i ndihmojnë familjarët të mbulojnë shpenzimet për funeralet, udhëtimet për në Iran dhe shpenzime të tjera. Fondet e tjera që do të mund të ofroheshin nga Teherani do të shkojnë direkt për familjarët e viktimave, shtoi kryeministri kanadez.

?Dua të jem i qartë, ne presim që Irani të kompensojë familjarët e viktimave. Dhe kjo duhet të bëhet sa më shpejt, sepse ata nuk mund të presin për javë të tëra, kanë nevojë tani për mbështetje? shprehet Trudeau.

Pasi fillimisht e mohoi përgjegjësinë, Irani në fund u detyrua ta pranonte se ushtria e tij kishte goditur e rrëzuar ?pa dashje? avionin ukrainas. Incidenti fatkeq ndodhi në 8 janar, pak pasi avioni i Ukrainen Airlines ishte nisur nga aeroporti në Teheran. Nga ky episod, gjetën vdekjen të 176 personat në bord.

Trudeau e quajti rrëzimin e avionit një ?tragjedi kanadeze? 138 pasagjerë të tij ishin nisur drejt Kanadasë. Përveç shtetasve kanadezë, në mesin e viktimave ka edhe shtetas të Iranit, Afganistanit, Ukrainës, Suedisë, Britanisë dhe Gjermanisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kanada#TopChannel

Recommended