Lideri suprem i Iranit udhëheq faljen e xhumasë, për herë të parë që nga viti 2012

  • 4 years ago
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, do të udhëheqë sot faljen e xhumasë në Teheren ? për herë të parë në tetë vjet.


Një veprim i tillë vjen në kohën kur Irani është përfshirë nga protestat anti-qeveritare, për shkak të rrëzimit të një avioni ukrainas nga ushtria iraniane, javën e kaluar.

Udhëheqja e Iranit është nën presion edhe për rënien e madhe ekonomike, për shkak të sanksioneve amerikane.

Të mërkurën, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, bëri thirrje për unitet kombëtar.

Por, ai po ashtu i bëri thirrje ushtrisë që të japë llogari të plotë për mënyrën se si e rrëzoi avionin.

Avioni i Ukrainës ka qenë duke udhëtuar nga Teherani për në Kiev dhe është rrëzuar menjëherë pas nisjes, më 8 janar.

Të 176 pasagjerët në bord kanë humbur jetën.

Atoritetet iraniane fillimisht e kanë mohuar përgjegjësinë, por pas rritjes së presionit ndërkombëtar e kanë pranuar.

Disa orë para rrëzimit të avionit, ushtria iraniane ka sulmuar bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e një komandanti të saj në një sulm të SHBA-së, më 3 janar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Iran#TopChannel

Recommended