Lamtumirë Xhevdet Ferri! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Trimi te ?Përrallë nga e kaluara?...fragment nga filmi ?Përrallë nga e kaluara?, Agron Shkaba te ?Hijet që mbeten pas? ...fragment nga filmi...Gori te ?Dhe vjen një ditë? apo Martini te ?Treni niset në 7 pa 5? janë vetëm disa nga karakteret që Xhevdet Ferri mishëroi në kinemanë para dhe pas vitit 1990.Lamtumira e fundit iu dha paraditen e së premtes. Nderimet e fundit familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët në 30 vite jetë si aktor, pedagog, politikan, drejtor i Teatrit Kombëtar, Qendrës Kombëtare të Kinemasë dhe bashkëthemelues i shoqatës së kineastëve, i bën në banesën e tij, në një ceremoni private.Sot, kur Xhevdet Ferri nuk jeton më, aktorë e regjisorë e përkufizojnë si euridit. RAJMONDA BULKUAKTOREBESNIK BISHAREGJISOR Në sytë e regjisorit Mevlan Shanaj, Xhevdet Ferri ishte aktori që lind-te shenjë në çdo pjesëmarrje të tij në shesh xhirim, si nën kostumin e aktorit kryesor edhe jo.MEVLAN SHANAJREGJISOR, AKTOR Rrugëtimin artistik e nis me teatrin e Durrësit, filmin e parë e bëri me Dhimitër Anagnostin, në ekranin e madh të kinemasë veshi kostumin e 19 personazheve, me të fundit rol, atë të prokurorit në ?Kërkim të kujt?.

Recommended