RENEA behet me repart te ri, Rama: Force krenarie dhe shembull per t’u ndjekur

  • 4 years ago
Forcat speciale RENEA do të kenë një repart të ri. Këtë të hënë u inaugurua reparti për forcat policore të elitës, ku pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se RENEA-t janë një forcë krenarie dhe shembull të për t?u ndjekur nga të gjithë.

?Nëse krahasimet me të shkuarën janë absolutisht tronditëse, sot është koha për t?u matur me të ardhmen dhe për të shfrytëzuar mundësitë duke u mbështetur pa asnjë luhatje te kapacitetet njerëzore, profesionale dhe morale të forcave speciale. RENEA është një forcë krenarie dhe një shembull për t?u ndjekur nga të gjithë, që tregon se është e mundur që ne të synojmë në të gjithë perimetrin e Policisë së Shtetit të kemi standarde sjelljeje profesionale, të njëjta me ato të policive europiane. Përpara disa kohësh një autoritet i huaj vizitoi forcat RENEA dhe gjatë takimit me të dëgjova fjalë të shkëlqyera. Sipas tij, nëse në kushtet optimale që tanimë janë të siguruara do të vendoseshin si të gjitha forcat e tjera të elitës si RENEA atëherë rezultatet do të ishin edhe më mbresëlënëse?, tha Rama.

Kryeministri bëri edhe një bilanc të viti të shkuar. Ai tha se herë pas here është krijuar përshtypja e gabuar mbi situatën e kriminalitetit në vend. Sipas kreut të qeverisë përveçse shpërbërjes së shumë grupeve kriminale, sekuestrimit të shumë aseteve kriminale etj., policia siguroi qetësinë edhe rendin përpara protestave të dhunshme të qeverisë.

?Lamë pas një vit që ishte domethënës për Policinë e Shtetit. Një vit tejet i komplikuar dhe në një farë mënyre i pakrahasueshme me ndonjë tjetër. Është për të ardhur keq që në atmosferën e rënduar artificialisht nga disa drejtime dhe në kushtet e një xhungle informacioni krijohet hera herës përshtypja tejet e gabuar mbi situatën e kriminalitetit në Shqipëri, ndërkohë që faktet flasin më së miri, për rënien e vazhdueshme kryesorë të kriminalitetit. Faktet flasin për një rritje të zbulueshmërisë së krimeve nga Policia e Shtetit, lufta me krimin është luftë që nuk mbaron asnjëherë dhe matet thjesht dhe vetëm me raportin e forcës përmes fakteve e shifrave mes shtetit dhe krimit. Vitin e shkuar u shpërbënë më shumë se dyfishi i grupeve kriminale krahasuar me vitin 2018. U shumëfishuan sekuestrimin e aseteve kriminale. U rrit forca goditëse ndaj të gjitha veprave të rënda, apo pak më të rënda penale, u aplikuan për herë të parë metoda të reja kundër krimit, përfshi edhe krimin kibernetik. Falë Policisë së Shtetit jo vetëm u sigurua rendi dhe qetësia gjatë 6 muaj marramendëse të protestave të dhunshme të opozitës, por u shfaq në sytë e opinionit publik vendas, por edhe atyre të interesuar jashtë Shqipërisë fytyra e policisë së shtetit profesionale dhe proporcionale në raport me protestën përtej gjithë vështirësisë që u vunë forcat e rendit?, tha Rama.

Ndërkohë për sa i përket vitit 2020, kreu i ekzekutivit tha se ky vit është përcaktuar si kyç për ofensivën ndaj krimit të organizuar. Kjo është arsyeja pse qeveria po bën gati paketën anti-KÇK, për të c...

Recommended