Ilaçet e skaduara në farmaci - (5 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në Vlorë është një depo që shpërndan ilace të skaduara. Këtë e konfirmojnë farmacistë të ndryshëm të cilët kanë frikë të flasin hapur para kamerave. Sipas farmacistëve ka shumë mundësi që edhe një depo tjetër po në jug të shqipërisë të ketë barna të papërdorshme. Specialistët thonë se medikamentet që vijnë nga perëndimi, përgjithësisht janë të rregullta, ndërsa ato që vijnë nga italia paraqesin probleme.

Nëpër farmaci shpjegojnë se një ilaç është i garantuar kur mbi kuti ka datën e stampuar me vulë të thatë dhe me shenjat e kompjuterit.

Farmacistja:- ?Konkretisht në këto që marrim ne shofim vulën e datës së prodhimit dhe të datës së skadencës. Nëse ato janë vula të fallsifikuara nuk mund të dallojmë dot gjë pastaj, i heqim nga qarkullimi nuk japim të skaduara asnjëherë?.

Vetëm dy javë më parë ministria italiane e shëndetësisë, bllokoi në depot e barnave në Itali të gjitha pompat për azmatikët, prodhuar para vitit ?99. Shkak i këtij bllokimi ishte fakti se pompat ishin të mbushura me një lëng tjetër në vend të ilaçit përkatës. Farmacistët shqiptar nuk përjashtojnë mundësinë që dhe këto pompa të kalojnë Adriatikun dhe të shiten tek ne./tvklan.al

Recommended