Report TV - PD: 30 mln $ merren nga shëndetësia, arsimi e infrastruktura për rindërtimin

  • 4 years ago
Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për sa i përket tërmetit të 26 nëntorit duke thënë se asgjë nuk ka ndryshuar për menaxhimin e parave publike.

Sipas drejtorit të kabinetit, Dorian Teliti, PD pretendon se janë 150 milion euro që janë parashikuar të jepen për Partneritet Publik Privat por megjithatë sipas PD këto para nuk preken nga buxheti pavarësisht situatës së emergjencës dhe nevojës për rimëkëmbje pas dëmeve të tërmetit.

Më tej Teliti hedh akuza se për këtë vit janë parashikuar që të kryhen të paktën 30 milion dollarë shkurtime në sektorët kyç si shëndetësi, arsim apo edhe infrastrukturë.

Deklarata e Telitit:

Asgjë nuk ka ndryshuar nga sjellja e këtij kryeministri dhe e kësaj qeverie në raport me menaxhimin e parave publike. Paratë e buxhetit të shtetit të planifikuara për koncensionet dhe oligarkët janë të paprekshme, askush nuk guxon t?i shkurtojë ato. Janë plot  150 milion dollarë që janë parashikuar për PPP-të e miqve të qeverisë që nuk preken nga buxheti, pavarësisht situatës së emergjencës dhe nevojës për rimëkëmbje pas dëmeve të tërmetit, ku me mijëra qytetarë vazhdojnë të enden nëpër çadra dhe të pashpresë.

Recommended