Burgu i Elbasanit - (2 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Burgu i Elbasanit një ndër më të sigurtit në vend. Pamjet që shihni i përkasin pjesës së pasme të burgut të Elbasanit. Me dhjetra njerëz në ditë të afërm të të burgosurve, presin për takim. Vijmë për tju larguar sadopak mërzinë e burgut, thotë babai i njërit prej të burgosurve të burgut të Elbasanit.

Cigare, ushqime të shumta në çantat e mëdha, janë dhuratat e të afërmve që pas një kontrolli ju dorzohen banorëve të qelive. Aktualisht burgu i Elbasanit është me kapacitet të plot, banorët e të cilit kanë kryer vepra nga më të ndryshmet dhe më të rëndat. Aty mbahet i i zoluar prej disa muajsh dhe i njohuri Nehat Kulla, që pret procesin gjyqsor.

Burgu i Elbasanit mund të pres edhe shkelës të tjerë të ligjit duke u krenuar për sigurinë e lart të tij. Por vetëm pak kilometra larg, në Peqin një tjetër burg i sigurisë së lartë po ndërtohet. Territori i ish-divizionit ushtarak tashmë inekzistent do të shërbej si shtëpia e hekurt për njerzit e privuar nga liria.

8.5 miliard lekë është fondi i caktuar për ndërtimin e burgut të Peqinit i destinuar për të strehuar të dënuar me burgime të përjetshme apo mbi dhjetra vjet. Burgu do të mbledh kategorinë më të rrezikshme të të burgosurve në vend. Gjithashtu këtu do të strehoen edhe pjesa më e madhe e të ekstraduarve nga vendet e huaja./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj