Ora News - Gjenerali Barbero: Vrasja Qasem Soleimani më e rëndësishme se vrasja e Osama bin Laden

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Gjenerali amerkan Michael Barbero, nën komandën e të cilit para disa vitesh në Irak kanë qenë dhe trupat shqiptare tha se vrasja e gjeneralit të Iranit Qasem Soleimani ishte mjaft e rëndësishme.

Në një aktivitet në Tiranë, për sfidat e sigurisë, ai tha se vrasja e tij ishte më e rëndësishme se vrasja e Osama bin Laden, apo udhëheqësi i ISIS në Irak Abu bakr al-Baghdadi.

Barbero: Sulmi për të vrarë Qasem Soleimani ishte mjaft i rëndësishëm. Më i rëndësishëm se vrasja e Osama bin Laden apo Abu bakr al-Baghdadi.

Ai ishte arkitekti i çfarëdo lloj paqëndrueshmërie.

As Hezbollah nuk do të sulmonte Izraelin nëse ai nuk do të jepte urdhrin e tij. Të gjitha sulmet e dhunshme që vinin nga shiitët ishin të udhëhequr nga Soleimani. 700 ushtarë amerikanë kanë vdekur nga këto armë që janë si rezultat i drejtimit të Qasem Soleimani.

E kaluara e tij e bëri që të përcaktohej si një terrorist.

Meqenëse ai ishte një kriminel ndërkombëtar, ai ka shkaktuar vdekjen e shumë personave të pafajshëm në atë rajon në 15 vitet e fundit. Ishte tërësisht e justifikuar dhe ne do ti përballojmë vetë pasojat. Ai trajnonte të gjithë forcat paraushtarake.

Edhe pse tha se nuk ka një rrezik për konflikt global, gjenerali Barbero tha se NATO do të reagojë ndaj çdo sulmi që mund ti bëhet ndonjë vendi anëtar.

Barbero: Nuk mendoj se ka një konflikt global në horizont. NATO duhet të intensifikojë mbështetjen e operacioneve në Irak. NATO është një aleancë që vazhdon të jetë e rëndësishme dhe vepron në mënyrë të përshtatshme. Mendoj që NATO do të reagojë ndaj çfarëdo lloj sulmi do ti bëhet ndonjë prej shteteve anëtarë të saj.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjenerali-barbero-vrasja-gjeneralit-iranian-me-e-rendesishme-se-vrasja-e-osama-bin-laden

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended