Një grua është arrestuar në Kosovë pasi përmes rrjeteve sociale kishte kritikuar vrasjen e gjeneralit iranian Kasem Soleimani dhe kish thënë se hakmarrja, ishte e detyrueshme.
Ikballe Berisha Huduti, dyshohet sipas policisë për veprën ?shtytje në kryerjen e veprave penale terroriste?. Policia thotë se gjatë aksionit të zhvilluar më 7 janar, në Prishtinë, Drejtoria kundër terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ? Departamenti Special, ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarës.
?Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës janë konfiskuar disa pajisje elektronike si dhe dëshmi tjera. E dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në qeli?, thuhet në njoftimin e Policisë.
?Duke vrarë të zotin e shtëpisë, ju keni vrarë të gjithë familjen, andaj hakmarrja është e obligueshme, por nuk ka kufi?, kishte shkruar e arrestuara. Më pas ajo e kishte fshirë këtë postim, pas raportimeve nga mediat vendore në Kosovë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel