Nis takimi Kurti-Mustafa

  • 4 years ago
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me Vjosa Osmanin, Agim Veliun e Lutfi Hazirin kanë arritur ne Kuvendin e Kosovës për t?u takuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.


Ata po synojnë arritjen e një marrëveshje që do të rezultonte me krijimin e një koalicioni që do të drejtonte qeverinë e re të Kosovës. Krerët e dy partive që morën më së shumti përkrahje qytetare në zgjedhjet e fundit në Kosovë, janë takuar edhe dje, ku bashkë kanë biseduar për më shumë se tre orë, por që as atëherë nuk dolën me një marrëveshje përfundimtare. Madje, as nuk u deklaruan për media.

Ndërsa të hënën, presidenti i Kosovës ka pritur në takim konsultativ fituesin e zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurtin e Vetëvendosjes. Pas takimit, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se i ofron Kurtit 48 orë për të nominuar kandidatin për kryeministër, para se të marrë veprimet e radhës kushtetuese. Orët e afatit kohor të Thaçit përfundojnë sonte në mesnatë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kurti#Mustafa#TopChannel

Recommended