Debati për sistemin zgjedhor/ Të vegjlit duan ndryshim. Të mëdhenjtë, pak pretendime

  • 4 years ago
Viti politik rinisi aty ku u mbyll, tek reforma zgjedhore. Para se 2019 të jepte lamtumirën, deputetët e opozitës së re nxituan të zyrtarizonin kërkesën e tyre për një sistem proporcional të pastër me lista te hapura.


Të vegjlit ishin sërish ata të cilët rihapën të parët debatin për ndryshimin e sistemit. Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni dolën krah nismës Thurje, e cila ka mbledhur 50 mijë firma që pushteti i votës ti kalojë qytetarit dhe jo kryetarit.

?Ti japim fund pushteti te kreve te partive bajrakatar. Nuk ka lidhje me krijim partie mbështetja e nismës?, shprehen ata.

Edhe krerët e partive të vogla në të dyja kampet janë të interesuar për ndryshimin e sistemit. Aleatët historik të demokratëve kërkojnë proporcional kombëtar me lista të hapura. Të njëjtën kërkesë kanë edhe aleatët të socialistëve, por prekja e sistemit nuk është në planet e afërta të ?të mëdhenjve?, të cilët duket se janë komod me sistemin aktual, proporcional rajonal.

?Ne mendojmë se sistemi aktual nuk është i keq, por nëse ka konsensus të gjerë mund të kemi edhe ne propozimet tona. Mund të hiqet pjesa e koalicioneve, por ne ja kemi lënë këtë të drejtë, partive opozitare qoftë atyre që janë në Parlament qoftë atyre që janë jashtë Parlamentit?, ka thënë Damian Gjiknuri.

?Ne kemi qenë për proporcional, me lista të hapura në 2008 sepse i jepte një lloj demokracie. Sot për momentin është e pamundur për ta realizuar përsa i përket nga ana teknike, sepse nëse do të hyjmë në një proces të tillë duhet të paktën 4 vjet përpara?, thotë Monika Kryemadhi.

?Nuk kemi kompleks sa i përket ndryshimit të sistemit , por për ne e rëndësishme është që të mos deformohet vota dhe që qytetarët të votojnë të lire?, shprehet Gazmend Bardhi.

Miratimi i reformës zgjedhore me te gjitha palët politike është një prej kushteve te Bundestagut për hapjen e negociatave, por reforma zgjedhore e nisur dy vite më parë, deri më sot ka prodhuar disa drafte, por asnjëherë atë që kërkohet, konsensus për miratimin e saj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ReformaZgjedhore#TopChannel

Recommended