Hetimet për tërmetin në Tiranë/ Shënjestrohen zyrtarët abuzues! Banorët kallëzojnë pronarët

  • 4 years ago
TIRANE- Dëmtimet e pallateve dhe banesave të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në vitin 2019 në Tiranë, shumë shpejt do sjellin arrestime të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ish-komunës Kashar dhe komunave të tjera në kryeqytet. Një muaj hetime të prokurorisë së Tiranës, kanë mjaftuar për të orientuar përgjegjësinë mbi zyrtarët që kanë abuzuar me ndërtimet pa leje dhe me lejë, kryesisht në zonën e Freskut, Astirit, Kasharit dhe zonën e Ndroqit. Gjatë kësaj kohe prokuroria ka konstatuar shkelje të rëndë të ndryshimit të planimetrisë së objektit, ku ndryshe ishte paracaktuar në letra dhe ndryshe është vepruar në terren, gjatë ndërtimit të pallatit.

Recommended