Ora News - Ekonomia në krizë, LSI: Buxheti 2020, asnjë stimul fiskal

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu thotë se viti 2019 ishte një nga vitet më të rënda për shqiptarët, sa i takon ekonomisë së vendit e sidomos asaj familjare.

Në një dalje për mediat, Spahiu kritikon buxhetin 2020, që sipas tij nuk ka asnjë stimul fiskal, ndërsa thekson se borxhi publik është 80 % dhe jo 62 saç thotë qeveria.

Spahiu deklaron se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.

Përparim Spahiu: Shqipëria aktualisht është e paaftë të konkurrojë ofertat për punë që vijnë nga vendet e tjera sidomos ato të BE-së. Financat publike janë përballë rreziqesh tronditëse reale. Janë rreth 64 miliardë lekë detyrime të fshehta.

Në buxhetin e vitit 2020 nuk shohim asnjë stimul fiskal që të nxisë prodhimin dhe konsumin. Situata tepër e rëndë bën të pamundur uljen e borxhit publik në nivelet mashtruese që propagandon qeveria me 62%. Borxhi real është 80%.

Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme e kësaj krize të rëndë që ka kapur vendin. Shqiptarët do të zgjedhin alternativën e taksave të ulëta dhe të thjeshta, alternativën e një klime miqësore për biznese.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ekonomia-ne-krize-lsi-buxheti-2020-asnje-stimul-fiskal

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended