I shpëtoi atentati në Durrës, gjykata liron nga qelia Bashkim Haxhian pas problemeve me zemrën!

  • 4 years ago
Bashkim Haxhia, njeriu që i shpëtoi në Durrës një atentati me dy kallashnikovë në qershor 2019, ku bashkë me të në makinë ndodheshin Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, është liruar nga burgu. Vendimi për lirimin e Haxhia është marrë dy javë më parë nga gjyqtari i seancës paraprake Vladimir Skënderi, i cili teksa ka shqyrtuar provat e prokurorisë së Durrësit, për kalimin ose jo në gjyq të dosjen penale, ka vendosur që ti zbusë masën e sigurisë Bashkim Haxhisë nga ?arrest në burg? në ?arrest shtëpie?.

Gjyqtari Skënderi vlerësoi disa raporte mjekësore të paraqitura nga avokatët mbrojtës, të cilat tregonin se Bashkim Haxhia vuan nga një sëmundje kardiake dhe qëndrimi i gjatë në burg, mund ti sjellë komplikacione të vazhdueshme me zemrën, duke i rrezikuar jetën. Kjo ishte tentativa e dytë e Haxhisë për tu liruar, pasi në shtator të 2019, ai paraqiti në gjykatë një kërkesë për lirim, por disa seanca më vonë u tërhoq nga kjo kërkesë, duke vijuar të qëndronte në burg. Ndërkohë Haxhia që prej muajin nëntor 2019 është marrë i pandehur për akuzën e ?Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake?. Bashkë me Haxhinë është marë i pandehur nga prokuroria e Durrësit dhe Julian Meçaj, ndaj të cilit është ngritur akuza e mbajtjes pa lejë të armëve luftarake.

Recommended