Si i ka kaluar presidenti Trump pushimet e krishtlindjes

  • 4 years ago
Si i ka kaluar presidenti Trump pushimet e krishtlindjes? Po të vitit të ri? Duke punuar ? thotë ai, por edhe në një pistë golfi. Të martën, Trump e mbylli vitin me një vizitë në klubin e tij të glofit në Uest Palm Beach, për të 12 herë gjatë pushimeve të tij në Florida. Sipas CNN, ai ka kaluar të paktën 252 ditë në një klub golfi në pronësinë e tij dhe 333 ditë në një pronë të tij, si president.


Vetëm këtë vit, ai ka kaluar të paktën 86 ditë në një klub golfi, pavarësisht një fillimi të vonë për shkak të mbylljes së pjesshme të qeverisë. Ekskursionet e golfit kanë përfshirë Trump National Golf Club në Sterling, Virginia; klubin e tij të golfit Bedminister në New Jersey, Trump National Doral pranë Miami; dhe Trump International Donbeg në Irlandë.

Trump i bashkohet një liste të gjatë presidentësh që e adhurojnë lojën, edhe pse ai është i vetmi që publikisht, dhe shpesh, kishte kritikuar paraardhësin e tij Obama për këtë. Trump kritikoi Obamën në vazhdimësi në twitter dhe gjatë fushatës elektorale. ?Ai po luan më shumë golf edhe se lojtarët profesionistë?, tha ai në një tubim elektoral në Nju Hempshajër. Edhe pse trump kritikonte Obamën, vetë ai duket se e ka tepruar me udhëtimet në pronat e tij.

Gjatë një telefonate me ushtarët amerikanë jashtë vendit, mbrëmjen e krishtlindjes, trump u pyet për planet e tij të pushimeve. ?Jam në një vend të quajtur Mar a Lago, Ne e quajmë atë shtëpia e bardhë e jugut?, tha ai. ?Unë zakonisht punoj shumë. Kjo është ajo që më pëlqen të bëj?. Ndërsa ushtria amerikane kryente sulme ajrore në Irak dhe Siri, të dielën në mëngjes, trump ndodhej po ashtu në klubin e tij edhe pse nuk dihet nëse po luante golf apo jo. Sidoqoftë, CNN e kishte pikasur atë pranë vrimës së 14, rreth dy orë pas sulmeve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trump#NationalGolfClub #TopChannel

Recommended