Sulmohet me granate kreu i Bashkise se Lushnjes

  • 4 years ago
Kryetari i bashkisë se Lushnje Fatos Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu kanë mbetur te plagosur nga një sulm me granatë. Tushe u sulmua në zyrën e tij rreth orës 8 të mëngjesit. Autor është ish -shoferi personal i kryebashkiakut, Gëzim Saraçi.

Punonjësit e bashkisë kanë treguar se midis Tushes dhe Saraçit ka nisur një debat verbal. Sekretarja që ndodhej në paradhomë është futur në zyrë për t?i ndarë dhe teksa Saraçi po largohej nga zyra që ndodhej në katin e dytë, ka hedhur një granatë në paradhome dhe ka ikur me shpejtësi.

Dy të plagosurit u dërguan fillimisht në spitalin e Lushnjes e më pas drejt Tiranës. Shenjat e gjakut të tyre u panë edhe në katin e parë të bashkisë.

Motivet e ngjarjes nuk janë ende të qarta. Tushe dhe Saraçi mësohet se njiheshin prej kohësh. Në mandatin e parë dhe në gjysmën e mandatit të dytë Saraçi ka qenë shoferi personal i kryetarit të bashkisë.

Më pas ai është pushuar nga puna dhe kjo është një nga pistat që po heton policia. Burime konfidenciale flasin edhe për një borxh mes tyre. Policia ngriti postblloqe te shumta dhe ka angazhuar agjente të Policisë Kriminale për kapjen e autorit. Deri tani kërkimet nuk kanë sjellë rezultat.

Tv Klan

Recommended