1 i vdekur dhe 8 te plagosur ne aksident

  • 4 years ago
Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Rubik. Sipas informacioneve të policisë lokale, nga përplasja e një autobusi të një kompanie turistike me një automjet ka humbur jetën një person ndërsa janë plagosur 8 të tjerë.

Sipas të njëjtave burime ka humbur jetën Led Caka, drejtuesi i automjetit. Të lënduar kanë mbetur pasagjerët e autobusit, të cilët janë transportuar në spitalet e Mirditës dhe Kurbinit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një grup hetuesish po përpiqen të hedhin dritë mbi shkaqet e aksidentit.

Tv Klan

Recommended