Qyteti Shkupit anashkalon projektet shqiptare

  • 4 years ago
Prej 35 projekteve të propozuara nga opozita shqiptare në Qytetin e Shkupit, vetëm njëri do të realizohet sipas buxhetit të planifikuar të vitit 2020. Këshilltarët e Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët thonë se në Këshillin e Shkupit, nuk janë përfillur projektet që sipas tyre, janë në interes të shqiptarëve. Rethrrotullimi në Komunën e Sarajit, pishina e Sarajit, korsitë nëpër Komunën e Çairit, parkingjet në kate në këtë komunë, mbikalimi që duhej të lidhte Çairin me Shuto Orizarën dhe për disa projekte tjera, ata thonë se nuk kanë qenë prioritet për t?u miratuar nga Këshilli i Qytetit.

Recommended