Kleriket në rrethe, apel për të ndihmuar nevojtarët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mesnata e 24 dhjetorit mblodhi besimtarët katolikë në katedralen e qytetit të Shkodrës në meshën e shenjtë të Krishtlindjes. Mesha tradicionale e krishtlindjes u udhëhoq nga arqipeshkëvi i Dioqezes Shkodër Angelo Massafra, i cili kërkoi nga besimtarët të luten për nevojtarët sidomos për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit të cilët akoma jetojnë në çadra. ANGELO MASSAFRAARQIPESHKV I DIOQEZES SHKODERMesha e shenjtë e lindjes se Krishtit në Lezhe u mbajt në katedralen e Shën Nikollës. Arkipeshkvi Otavio Vittale në lutjen e tij solli në vëmendje tërmetin ku humbën jetën 51 persona. kleriku tha se ky tërmet zbuloi Shqipërinë e vërtete të varfërisë dhe korrupsionit. OTAVIO VITALE ARQIPESHKV I LEZHESQindra besimtare katolikë iu bashkuan ceremonive fetare edhe në Korçë. Besimtaret ndoqën meshën e mbajtur nga Aleksandro Bruno.ndërkohë mesha e për besimtarët ortodoksë u zhvillua gjatë orëve të mëngjesitQindra besimtarë ortododosk ndoqën meshën edhe në qytetin Beratit atë Vlorës e Elbasanit. Besimtarët në të gjithë vendin u shpërndanë duke ndarë me njeri- tjetrin mesazhet dhe urimet për shumë paqe e dashuri.

Recommended