MPB-ja, detaje për rrjetin e trafikantëve të drogës

  • 4 years ago
Pas konfiskimit të 700 kilogramëve kokainë, policia zbardh skenarin e rrjetit kriminel ndërkombëtar, organizatorë e të cilit kanë qenë aktorja e arrestuar Silvija Stojanovska dhe bashkëshorti i saj V.B. Përveç dy të arrestuarve në vendin tonë, njëkohësisht janë arrestuar edhe tre persona në Spanjë gjatë operacioni të përbashkët të policive të dy vendeve. Ndërsa në kërkim janë një person në Turqi dhe një në Greqi. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski deklaroi se deri tek shpërbërja e grupit është arritur përmes bashkëpunimit mes policisë së Maqedonisë, Spanjës, Kolumbisë dhe agjencisë amerikane DEA. Spasovski shtoi se rrjeti kriminel, kokainën e cila në tregun e zi me shumicë arrin çmimin rreth 20 milion euro, nga Kolumbia e ka transportuar në Spanjë, ndërsa më pas është dashur ta shpërndaj në tregun e Evropës Perëndimore. Lideri i grupit ka qenë personi nga Maqedonia V.B. i cili për shkak të ndalesës për udhëtim në BE, e ka angazhuar edhe vëllain e tij V.B. rezident në Belgjikë, me të cilin kanë pasur takime të shpeshta në Shkup dhe në periudhën korrik-dhjetor 2018, janë marrë vesh për hapat e distribuimit të kokainës.

Recommended