Ora News - Nisma Thurje kallëzon në SPAK koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është bërë kallëzimi i parë.

Nisma Thurje ka depozituar një kallëzim për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Endri Shabani në një deklaratë për mediat pas dorëzimit të kallëzimit tha se besojnë tek institucionet e reja të drejtësisë.

Endri Shabani: Në 30 vjet janë dënuar vetëm qytetarët shqiptarë. Në 30 vjet ka pasur një sistem që ka punuar për zyrtarët. Jemi para një epoke të re, besojmë se institucionet e reja. Sot kemi ardhur për ti kërkuar prokurorisë që ta justifikojë besimin tonë.

Objekti i kallëzimit penal është për zytarët publik të përfshirë në konçesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, të cilët sipas Nismës mund të kenë konsumuar veprat e parashikuara në Kodin Penal për shpërdorimin e detyrës, shkeljen e barazinë së pjesëmarrjes në tendera dhe/ose korrupsionin pasiv duke përdorur pushtetin publik për përfitime private.

Në kallëzim thuhet se Nisma ka dyshime për nevojën e marrjes së këtij shërbimi nga një palë e tretë në kushtet kur ai kryhej prej dekadash nga vetë spitalet publike.

Dyshimi tjetër lidhet procedurat e dhënies së këtij shërbimi me koncesion.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/nisma-thurje-kallezon-ne-spak-koncesionin-e-sterilizimit-te-pajisjeve-kirurgjikale

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp