Jess Studio Këngët e Liqenit - (10 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pas afro 25 vjetësh rikujtohen këngët rebele, madje dhe të ndaluara të lqenit, për këdo që veç ka dëgjuar për ekzistencën e tyre, por jo tinguj që vinin nga këngëtarë jo pjesmarrës në festivale. Jees Studio merr inisiativën për herë të dytë ti sjell publikut ato këngë që për autorë kanë vetë atë shtresë këngëtarësh që u afirmuan të tillë në kodrat e liqenit. Po ato këngë të riorkestruar nga Elton Deda janë redaktuar dhe përzgjedhur nga stafi Jees Studio, për ti sjellë si dhuratë në ditën e të dashuruarve. Stafi organizativ shpalos detajet e këtij koncërti.

Në bashkëpunim me Tv Klan, ministrinë e Kulturës, Ada Air, e Deka Group, ?Këngët e Liqenit? do të startoj në mbrëmjen e 13 Shkurtit në Pallatin e Kongreseve, të cilat do të transmetohen direct nga Tv Klan. Redaktor letrar Sokol Marsi, me regji të Petri Pozos, skenar të Pandi Laços dhe skenografi të Klajd Ymeraj. Por e veçanta qëndron se për herë të parë ky koncert mbrohet me ligj nga e drejta e autorit. Producentët, këngëtarët dhe organizatorët, kanë nënshkruar kontrat me agjensinë e mbrojtjes së autorit. Po atë mbrëmje do të dal dhe kaseta dhe disku me të gjitha këngët e këtij koncerti./tvklan.al

Gazetare ? Holt Zhiti

Recommended